January 28, 2022
Portali Shprehja

Basha injoron Berishën: Ish-deputet i PD-së që theu dyert e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur Sali Berishën një ish-deputet të PD-së, dhe që tani nuk është asgjë më tepër sipas tij.

Tact Watches

Basha shtoi se Berisha me grupin e tij të familjarëve dhe banditëve, hyri me forcë në selinë e partisë, duke thyer çdo normë ligjore.

Kujtojmë se Berisha hyri sot në selinë e PD-së me një grup njerëzish, një pjesë e të cilëve anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, dhe mbajti edhe një konferencë për shtyp.

“Sot po merremi prapë me Sali Berishën që nga dëshpërimi i lëvizjes false personale, po zbrazet mbi dyert e PD-së i shoqëruar nga eksponentë të krimit, si Fatjon Dautaj, narko-trafikanti i kërkuar nga Britania e Madhe, njeriu që shkelmoi një nga dyert e dhomave të PD-së. E kërkojnë në Angli, por ja ku e kanë në selinë e PD-së, duke shkelmuar dyert e PD-së. Informacioni do u përcillet të gjitha përfaqësive relevante në Tiranë.

Hyrja e dhunshme në zyra vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, pasi e ka kuptuar se është një i vetëm i ndjekur nga një përzierje e çuditshme njerëzish që e kanë urryer dhe e urrejnë, por shpresojnë të kapin diçka prej tij dhe një pjesë demokratë të zhgënjyer, që duhet ti zhveshim nga iluzionet e Sali Berishës. PD ka mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj. Ndaj sot PD i kërkon prokurorisë të arrestojë Fatjon Dautajn, ta procedojë dhe të nisë procedimin me Britaninë e Madhe.

Sali Berisha me një grup familjarësh dhe banditësh vjen dhe thyen zyrat. Kjo është një fatkeqësi për demokratët. Por i siguroj demokratët që dëshpërimin e një njeriu të vetëm nuk do të lejoj të marrë peng aksionin tonë dhe ti zgjasë jetën një tjetri që pret të njëjtin fat si ky. Një i shpallur non grata, nuk do të lejoj që t’i zgjatet jeta një tjetri që pret të shpallet non grata, që është ulur në karrigen e kryeministrit” tha ai./albeu.com/

Të Ngjajshme

Rama: Jam i vetmi pa titull shkencor kam vetëm Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

admin

Togerja Liridona Baftjari-Jashari shpallet studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll

admin

Meta sulmon Ramën dhe Bashën: Koalicionit “bravo-brava” do ti recitoj poezinë “Ina-Ina”

admin

Leave a Comment