December 1, 2020
Portali Shprehja

Basha: Me Ramën kryeministër, reforma në drejtësi e paralizuar

Gjatë takimit me gazetaret, kryetari i Partisë Demikratike Lulzim Basha komentoi dhe deklaratën e Edi Ramës, se koka e korrupsionit janë gjyqtarët dhe jo politikanët.

‘Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se deklaratat e kryeministrit vijnë nga dikush që i trembet drejtësisë. Është e qartë se drejtësinë e korruptoi politika, pasi një politikan i korruptuar ka interes që gjyqtari dhe prokurori të mos e ndjekë dhe të mos e çojë në burg’, tha Basha.

Sipas kryetarit të opozitës Basha, drejtësia u korruptua nga politika dhe sa kohë që ka një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi në vend, është iluzion.

“Sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, sa kohë të ketë një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi. Drejtësi do të ketë vetëm atëherë kur ka një qeveri dhe një kryeministër që nuk i bën presion drejtësisë.

Dhe po jua edhe një herë që ju kam thënë ambasadorëve, që drejtësia është e kapur nga PS, që Reforma në Drejtësi nuk rezultoi në atë që deshëm ne dhe votuam ne, këtë nuk ka fëmjë që nuk e ka kuptuar në Shqipëri.

Por pozitivja është që nesër, me largimin e kësaj qeverie, të paktën askush nuk do të thotë që kjo drejtësi është në duart e qeverisë që do të vijë. Dhe ky është hapi i parë për kontrollin dhe balancën e pushteteve. Dhe kësaj drejtësie unë nesër do t’i drejtoj vetëm një kërkesë. Të vendosë çdo politikan dhe çdo zyrtar të korruptuar përpara ligjit. Mos t’i mbrojë, por t’i ndëshkojë.

Duke nisur me qeverinë time të ardhshme e duke vazhduar me këdo që ka futur duart dhe ka zhvatur pasuritë e shqiptarëve në këto vite. Por që është fare e qartë që drejtësinë e korruptoi politika dhe që Reforma në Drejtësi, progresin dhe suksesin e saj e mban peng një kryeministër që ka frikë drejtësinë, këtë nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar. Mjafton të shohësh rastet, Tahiri, Dako, Gjiknuri e të kuptosh se çfarë tmerri ka Edi Rama nga drejtësia e pavarur.

Jua thash edhe dje, po shumica e mediave, e redaktorëve tuaj, nuk e panë të arsyeshme ta transmetonin. Përse e mban Dakon në kryesi ai? Se ka sinjal më të fortë se Departamenti i Shtetit ta vërë në listën e zezë? Përse nuk bën zgjedhje në parti? Nuk bën zgjedhje për të mbajtur Dakon në kryesi. Çfarë është ky Dako, veza e artë është? Jo more jo. Ky është dëshmitari, i penduari, që nqse Edi Rama e lëshon, del dhe dëshmon vjedhjet, badërdisjen, shkeljen e ligjit që ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe e njëjta gjë edhe me të tjerët.

Prandaj ka një dhe vetëm një shkaktar, që Reforma në Drejtësi akoma nuk po jep rezultatet e veta dhe ky është Edi Rama që ka tmerr gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur.

Prandaj për të gjithë ata që kanë investuar dhe shpresuar tek Reforma në Drejtësi, edhe ata që bëjnë sikur janë të gëzuar dhe kur e dinë fare mirë se u ka dështuar investimi i tyre deri tani, ka vetëm një lajm të mjirë, një qeveri e cila nuk do të kontrollojë drejtësinë, është garancia e vetme që investimi në Reformën në Drejtësi të fillojë të japë frytet e para.

Një arsye më shumë që 25 prilli të jetë një ditë triumfi dhe bashkimi, sepse është shansi i vetëm që Reforma në Drejtësi të fillojë të japë rezultate. Me këtë qeveri nuk ka për të patur drejtësi. Me këtë kryeministër do të vazhdojnë të mbrojnë çdo zyrtar dhe politikan të korruptuar dhe do të vazhdojnë të sabotojnë çdo aspekt të Reformës në Drejtësi siç kanë bërë deri më sot.- tha Basha gjatë takimit me gazetarë.

Kur të vijë në pushtet, Basha ka vetëm diçka për ti thënë drejtësisë së re:

“Kësaj drejtësie unë do ti drejtoj vetëm një kërkesë: Të vendosë cdo politikan të korruptuar para ligjit, të mos ti mbrojë, por ti ndëshkojë. Duke nisur me qeverinë time të ardhshme dhe duke vazhduar me këto që ka zhvatur pasurinë e shqiptareve në këto vite. Po r që është e qartë që drejtësinë e korruptoi politika dhe që reformën në drejtësi e mban peng një kryeministër që ka frikë drejtësinë, këtë nuk ka shqiptar që nuk e kupton”.

Faktin që drejtësia është e kapur, Basha solli disa shembuj: “Mjaft të shikohesh rastet Tahiri, Dako, Gjiknuri dhe të kuptosh çfarë tmerri ka Rama nga drejtësia e pavarur. E thashë dhe dje, pse e mban dakon në kryesi. Ka sinjal më të fortë sesa DASH ta verë në listën e zezë. Dako është dëshmitari, i penduari, që nëse Rama e lëshon del dhe dëshmon vjedhjet padrejtësitë që ka bërë me urdhër të Ramës. E njëjta gjë edhe me të tjerët. Prandaj ka dhe vetëm një shkaktar që reforma në drejtësi nuk po jep rezultate”./ Panorama/

Të Ngjajshme

Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

admin

Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë

admin

Von Cramon: Nuk mjafton të bisedohet, duhet datë për vizat e kosovarëve

admin

Leave a Comment