December 1, 2020
Portali Shprehja

Basha: Shqipëria, vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike

ulzim Basha deklaroi përmes një statusi në Facebook se gjatë pandemisë në Shqipëri çmimet u rritën më shumë se në asnjë vend tjetër, referuar të dhënave të Eurostat.

Basha shtoi po ashtu, se Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Reagimi i Bashës

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.

Të Ngjajshme

Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

admin

Kushtetuesja vendos për fatin e qeverisë Hoti, seanca në transmetim të drejtpërdrejtë

admin

BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, shtyhen edhe për Maqedoninë

admin

Leave a Comment