March 1, 2021
Portali Shprehja

Bashkë me Messin; Barça mbërrin në Seville për titullin e parë të sezonit

Barça tashmë ka mbërritur në Seville për të luajtur finalen e Superkupës Spanjolle kundër Athletic Bilbao, në stadiumin “La Cartuja” (e diel, ora 21:00). Koeman ka zbarkuar atje me të gjithë skuadrën, përfshirë Leo Messin, por me mungesat e ditura tashmë të Gerard Piqué dhe Philippe Coutinho. Ata kanë qëndruar në Barcelona për të vazhduar riaftësimin. Lojtarët e Barça B, Iñaki Peña, Ilaix Moriba, Óscar Mingueza dhe Konrad de la Fuente janë bashkuar në këtë “ekspeditë”.

Qëllimi i ekipit të drejtuar nga hollandezi është të fitojë titullin e parë të sezonit 2020-2021, pasi doli duarbosh në sezonin e kaluar. Trofeu i fundit i ngritur nga katalanasit ishte titulli i La Liga (2018-2019), me Ernesto Valverde si trajner. Skuadra do të stërvitet këtë të shtunë në stadiumin “La Cartuja” dhe, më vonë, lista zyrtare e 20 lojtarëve të thirrur do të bëhet publike. Në orën 17:15 pasdite do të zhvillohet konferenca për shtyp telematike e Sergio Busquets dhe Ronald Koeman.

 

.

Të Ngjajshme

Video: Thuram rikthehet me gol, Dortmundi në tapet

admin

E KRYER: “Faraoni” El Shaarawy kthehet në Serie A dhe i jep fund aventurës në Kinë! Nesër vizitat

admin

Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

admin

Leave a Comment