February 28, 2021
Portali Shprehja

Bashkësia Selefie shkakton reagimin e institucioneve, Sotirovski: Grup pune për shqyrtimin e rastit

Themelimi i Bashkësisë së re fetare “Bashkësia Islame Selefie Dar El Hadith”, ka nxitur reagime të shumta në vend. Nga Komisioni për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve religjioze bëjnë të ditur se në fillim të këtij muaji kanë formuar grup pune në Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar themelimin e Bashkësisë së re Fetare. Kreu i këtij komisioni Darjan Sotirovski thotë se Gjykata Civile nuk obligohet që ta konsultoj këtë Komision për vendimet për hapjen e bashkësive të reja. Shton se nevojiten ndryshime ligjore.

Ne e ndjekim zhvillimin, në bazë të kërkesës tonën u formua grup pune më datë dy të këtij muaji, lidhur me këtë rast, por edhe për parandalimin e rasteve të ngjashme për në të ardhmen. Për ndryshe, punohet në analizimin e situatës ekzistuese, të ligjit ekzistues. Krahasohen standardet dhe përvojat ndërkombëtare me nevojat tona dhe punohet në përmirësime të mundshme të tekstit të ligjit – tha Darjan Sotirovski, Komisioni për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare.

Themelimi e Bashkësisë së re fetare Selefie, e kundërshtoi ashpër Bashkësia Fetare Islame. Një ditë më parë nga BFI-ja thanë se ky veprim ka për qëllim paralelizmin institucional të BFI-së dhe se do të kërkojnë nga organet kompetente të shfuqizohet vendimi i Gjykatës Civile në Shkup dhe gjykatëses Suzana Donçevska. Ndërsa themeluesi i “Bashkësisë Islame Selefie Dar El Hadith” Shejh Xhemal Jakupi, në deklaratë për ALSAT u shpreh se Themelimi i Bashkësisë së re fetare nuk ka për qëllim prishjen e rendit të askujt, por vetëm institucionalizimin e besimit Selefi.

Bindja jonë është se kjo është mënyra më e mirë dhe më e pastër për ta shfaqur fenë tonë ashtu si e kemi mësuar nga Kurani dhe tradita e Profetit (SalAllahu We Selem). Nuk mendojmë se kjo duhet t’i shkaktojë dikujt shqetësim ose ndonjë lloj pengese pasi duam në këtë mënyrë institucionale ta shfaqim atë që e kemi bindje – tha Shejh Xhemal Jakupi, kryetarejh.

Shejh Xhemal Jakupi tha se dëshirojnë dhe kanë për qëllim që të kenë edhe xhamitë e tyre të posaçme që të jenë të lirë ta zbatojnë besimin e tyre.

Mefail Ismaili

.

Të Ngjajshme

Ahmeti: Nuk është diskutuar për shkarkime, u sqaruan të gjitha sonte

admin

Koka: Arrestimet dhe paraburgimi i protestuesve ka për qëllim frikësimin

Redaksia 2

Deponia në Vizbeg, ende po pastrohet

admin

Leave a Comment