August 5, 2021
Portali Shprehja

Bashkëthemeluesi i “BionTech” bën paralajmërimin e fortë – Iliria News Agency

Bashkëthemeluesi dhe CEO i BionTech, Ugur Sahin, paralajmëroi se ekziston mundësia e një vale të katërt të “Covid-19”, për shkak të rasteve në rritje nga mutacioni indian. Sahin tha se ekziston mundësia që përhapja e variantit Delta të rikthejë Covid-19.

Varianti Delta ka shkaktuar shpërthimin më të madh në Indi dhe gjithashtu përbën rreth 50% të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kjo është një arsye për të qenë më vigjilent ndaj virusit, nëse nuk jemi mjaftueshëm të kujdesshëm, në disa rajone mund të kemi një valë të katërt të Covid,” tha Sahin.

Sipas shpikësit të vaksinës, “një rezultat i tillë mund të shmanget nëse qeveritë lehtësojnë masat gradualisht. Rishikimi dhe vlerësimi i të dhënave të Covid-19 siç janë normat e infeksionit është gjithashtu thelbësor”.

“Nëse numri i rasteve ka shënuar rënie kjo është diçka pozitive, por nëse shifrat do të shënojnë rritje, kjo do të shkaktojë një valë tjetër”.

Në një studimi të fundit ka rezultuar se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca mbrojnë kundër shtrimit në spital për shkak të variantit Delta.

Sipas Sahin, do të jetë e nevojshme që personat të marrin një dozë të tretë ose një përforcues, pasi nivelet e antitrupave zvogëlohen gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë, raporton abcneës.al

Shpikësi i vaksinës anti-Covid tha se BioNTech dhe partneri i vaksinës Pfizer (PFE) pritet të prodhojnë 3 miliardë doza vaksinash këtë vit, nga 1.3 miliardë të planifikuara fillimisht.

Të Ngjajshme

Ramiz Lladrovci i drejtohet me një mesazh Memli Krasniqit dhe PDK’së para zgjedhjes së kryesisë së re – Iliria News Agency

admin

Komandanti famëkeq i luftës së Kosovës shpallet qytetar nderi në Serbi – Iliria News Agency

admin

Polonia dhe Ukraina ia ndaluan koncertet Bregoviqit, ky i fundit e mbështeti pushtimin rus të Krimesë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment