December 5, 2021
Portali Shprehja

BASTI I FITUAR | “Vrapova 400 metra në 58 sekonda por Galliani nuk e mbajti fjalën”

Massimo Oddo, i cili foli për Milan TV, kujtoi një episod të bukur që ndodhi në mbrëmjen kur Milani fitoi Scudetton në Romë në vitin 2011:

“Unë madje mora disa fjalë të këqija (qesh).

Tact Watches

Por pata fatin të fitoja, erdha te Milani i madh dhe u largova ne 2011 me fitoren e Scudettos, nuk kam perjetuar probleme si ato te viteve te fundit.

Nuk kam patur asnjehere probleme. Sa fitova kampionatin vura bast me Gallianin, nese 400 metrat e pistes rreth Olimpico-s do t’i kisha bërë në më pak se një minutë ai do të më rinovonte kontratën.

Arrita të vrapoja më pak se një minutë, por kontrata nuk ia doli te rinovohej (qesh)”.

Massimo Oddo kujtoi me kënaqësi Ligën e Kampionëve që fitoi në 2007: “Sa i përket Ricardo Kaka, 2007 ishte viti më i mirë për mua, edhe nëse nuk e fitova Topin e Artë si ai (qesh). Dyfish e pabesueshme sepse unë mbërrita në ditën e fundit të merkatos dhe e gjeta veten 4 muaj më vonë për të ngritur Champions League duke luajtur gjithmonë si titullar.

Më kujtohet sikur të ishin dje të gjitha ndeshjet e luajtura. Ndeshja e dyte me Manchester ishte diçka e çmendur. Loja më e keqe ishte finalja, ne luajtëm një lojë të tmerrshme, por ndonjëherë duhet të luash keq për të fituar”.

.

Të Ngjajshme

Sacchi analizon luftën për titull në Itali: Ja skuadra që është më mirë

admin

Ancelotti “rikthehet” futbollist: Do të më kishte pëlqyer të isha si…

admin

Liverpool “frikëson” Milan-in, Të Kuqtë nuk heqin dorë nga mesfushori

admin

Leave a Comment