January 31, 2023
Portali Shprehja

Bastisje në Shipkovicë të Tetovës, konfiskohet sasi e madhe e municionit

Sot (19.01.2023) nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Seksioni për Trafikim të Kundërligjshëm me Droga, Armët dhe Lëndët e Rrezikshme dhe SVR Tetovë, në rrugën “Polog”, kanë privuar nga liria U.M.(34) nga Shipkovica e Tetovës.

Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Opel Astra” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, iu gjet një pushkë automatike dhe 50 fishekë “Luger” të kalibrit 9 mm.

“Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë, në shtëpinë e tij janë gjetur 237 fishekë të kalibrit 9 mm, sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë “Crvena Zastava” 7.62 mm me kornizë me fishekë, një pistoletë “Glock 17” me kornizë me fishekë 9 mm, një pistoletë me gaz, një e shtënë top, një pushkë gjysmë automatike “Khan Arms” me 5 gëzhoja”.

“SPB Tetovë gjatë ditës së nesërme do të paraqesë kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal në prokurorinë publike themelore në Tetovë”, thonë nga MPB Maqedoni.

Të Ngjajshme

Franca do të dërgojë edhe 12 “Howitzers” në Ukrainë

Rrëzohet helikopteri në Itali, humb jetën piloti 45-vjeçar

Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

admin

Leave a Comment