October 4, 2023
Portali Shprehja

Bastisje në Sllupçan, kapen armë dhe municion /FOTO

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka realizuar bastisje në fshatin Sllupçan të Likovës, ku si pasojë është arrestuar një 49-vjeçar pasi i njëjti është kapur me armë dhe municion, transmeton TV21.

“Sot (07.09.2023) në ora 14.30 nëpunësit policorë të Sektorit për polici kriminele – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme dhe SPB Kumanovë – Departamenti për tregti të palejuar me drogë dhe armë, pas marrjes së urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore Kumanovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te Z.I.(49) në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës. Gjatë bastisjes janë gjetur gjashtë pistoleta ndryshme, shtatë korniza me plumba, pushkë “ekoll” me optikë për pushkë, rreth 2500 plumba të kalibrit prej 9mm, 7.62mm dhe 6.35mm, 64 raketa piroteknike… Z.I. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim penal deri te PPTH Kumanovë”, thonë nga MPB-ja.

Të Ngjajshme

Aksioni për pastrimin e fundit të liqenit të Ohrit, është hequr një sasi e madhe e mbeturinave të ngurta

LSDM: VMRO për 11 vjet e ka mbajtur shtetin të izoluar jashtë BE-së dhe NATO-s

admin

Lirohet Radojiçiq, i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia

Leave a Comment