June 3, 2023
Portali Shprehja

Bastoni gati për euro-derbin: Përballë një Milan që synon përmbysjen, ja si do ta fitojmë sfidën

Inter përgatitet për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalet e Champions League, në derbin që do të luhet sot në mbrëmje në “San Siro” ndaj Milan. Zikaltërit do të mbrojnë avantazhin 2-0 që kanë ndaj kuqezinjve, në një ndeshje që pritet me shumë interes.

Alessandro Bastoni, pak orë nga sfida e madhe, duke folur për mediat nga qendra stërvitore Appiano Gentile, shprehet: “Rruga nga qendra stërvitore në San Siro do të jetë disi interesante, por në përgjithësi njësoj si herët e tjera. Për mua do të jetë njësoj si atëherë kur u përgatitëm ndaj Benfica”.

Është thjesht një ndeshje futbollit dhe duhet përjetuar si e tillë, me gjithë gëzimin e dashurinë që provojmë për këtë sport. E rëndësishme është të ruajmë ekuilibrin, pasi e dimë që do të jetë një tjetër betejë e fortë. Ata janë përgatitur për përmbysje, për të rikuperuar”, tha Bastoni.

Gjithsesi, edhe ne jemi gati për t’i përballuar, duke qenë të përqendruar te loja jonë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë, pasi forca e këtij ekipi është grupi. Jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi dhe e dimë se vetëm duke qenë të bashkuar do të përjetojmë emocione e kënaqësi të mëdha”, tha Bastoni.

.

Të Ngjajshme

VAR dhe Fernandes kthejnë United në lojë, tifozët e City-t godasin Lindelof-in (Video)

admin

Çmenduria e tifozit, 600 kilometra për të parë skuadrën e zemrës të kualifikohet në Evropë

admin

Allegri i dhje*ë, por krenar: Nuk kam pse ta qortoj veten, sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe

admin

Leave a Comment