October 2, 2022
Portali Shprehja

Bavarezët në kor: Interi, ‘peshë’ e rëndë ndërkombëtare, por do të triumfojmë

Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, i intervistuar nga “Abendzeitung Munchen” ka analizuar grupin e Ligës së Kampionëve, që do t’i shohë të tijtë kundër Barcelonës, Interit dhe Viktoria Plzen:

“Ky nuk është një grup i lehtë, ne përballemi me peshat e rënda ndërkombëtare si Interi dhe Barcelona, ​​pa e nënvlerësuar Viktoria Plzen. Megjithatë, jam i bindur se në fund do të triumfojmë, kemi një ekip të fortë që po vjen në një formë shumë të mirë”.

Për sfidën e nesërme kundër zikaltërve në Milano ka folur edhe veterani i skuadrës bavareze, Thomas Muller. Ai tha se do të hyjë në “San Siro” ashtu siç hyn në një muze, me admirim: “Kam qenë në gjendje të luaj në ‘San Siro’ disa herë.

Nuk është stadiumi më modern i të gjitha kohërave, por kam qenë si spektator kur kam qenë fëmijë dhe akoma më ka bërë shumë përshtypje historia. Me Interin sigurisht që shpresoj në një rezultat më të mirë se ndaj Union-it së fundi në Bundesliga, kjo është e sigurt.

Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe vendimtare për të dyja skuadrat. Në një fazë grupesh si kjo, ndeshja hapëse është thjesht shumë e rëndësishme për ndjenjën dhe për pjesën tjetër të rrugëtimit, për të mos qenë nën presion”.

.

Të Ngjajshme

Juve e ka të ndaluar të gabojë më. Allegri i beson 3-5-2, me Vlahovic-Milik në majë

admin

Çështja Coutinho: Liverpool ka arkëtuar 160 mln eurot, por Barça duhet të përfundojë ende së paguari për të…

admin

I mallkuar nga dëmtimet! PSG “ia mori” Milanit nga duart, por sot ndeshja i zgjati 15′ pasi kthehej nga disa javë jashtë

admin

Leave a Comment