May 21, 2022
Portali Shprehja

Bayern dhe Lewa e mbyllin me rekord, lamtumirë me gol për Haaland (Pamjet)

Është mbyllur zyrtarisht sezoni 2021/22 në Bundesliga. Kampionët në fuqi të Bayern Munich kanë barazuar 2-2 në fushën e Wolfsburg, duke shpërdoruar një avantazh prej dy golash.

Robert Lewandowski ka shënuar golin e dytë për bavarezët dhe e ka mbyllur kampionatin gjerman si golashënuesi më i mirë me 35 realizime në total.

Tact Watches

VIDEO

Sulmuesi polak ka shënuar 334 gola për Bayern, më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë kampionatet kryesore të Europës, që nga kalimi i tij te bavarezët në 2014-ën.

Bayern Munich ka shënuar 49 gola në transfertë në këtë sezon të Bundesliga-s, duke vendosur një rekord të ri për numrin më të madh të golave të shënuar nga çdo ekip në transfertë në një sezon të kampionatit gjerman.

E ka mbyllur me fitore Borussia Dortmund. Verdhezinjtë, në fakt, kanë barazuar 1-1 në shtëpi kundër Hertha Berlin-it në javën e fundit të kampionatit.

VIDEO

Belfodil ka zhbllokuar takimin në minutën e 18-të duke kaluar në avantazh miqtë, ndërsa vendasit kanë barazuar në minutën e 68-të me një penallti të Haaland.

Ka qenë një ndeshje emocionuese për sulmuesin norvegjez, i cili i ka thënë lamtumirë tifozëve dhe klubit duke parë se sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League me Manchester City-n.

Në minutën e 84-t, verdhezinjtë kanë arritur ta përmbysin takimin falë një goli të Moukoko, i cili ka fiksuar shifrat në 2-1 në favor të vendasve.

.

Të Ngjajshme

MBYLLET LA LIGA E REAL MADRID | Nga fair play para ndeshjes, duartrokitjet te lotët e Marcelo dhe Isco (Pamjet)

admin

E ardhmja e Perisic, mes Juventusit dhe Interit futet një klub tjetër!

admin

E BUJSHME | Perez sapo ka hyrë në dhomat e zhveshjes ka njoftuar ekipin mbi vendimin e Mbappe

admin

Leave a Comment