June 27, 2022
Portali Shprehja

Bayern, Lewandowski refuzon skuadrat angleze: arsyeja është e veçantë

Dështimi i tij për t’u transferuar nga Bundesliga në Premier League u zbulua nga ish-menaxheri i Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern-it.

Në fakt,  Manchester United dhe Chelsea, sipas mediave angleze dhe spanjolle, i kanë vënë sytë polakut që e ka refuzuar kategorikisht një transferim në Angli.

Tact Watches

“Ky është një problem i vjetër, por e ka kushtëzuar lojtarin. Gjithmonë e kam dëgjuar Robertin të japë një shpjegim fëminor për zgjedhjen për të mos shkuar në Angli. Ai përsëriste se atje binte shpesh shi.

“Kështu më tha kur hodhi poshtë ofertat nga klubet angleze”, tha për Sport1.de ish-menaxheri i futbollistit, Cezary Kucharski.

Tani Lewandowski përfaqësohet nga Pini Zahavi, i cili është duke biseduar me Barcelonën për kalimin në klubin katalanas pavarësisht se kontrata me Bayernin skadon në vitin 2023.

.

Të Ngjajshme

Neymar i bezdisur nga Al-Khelaifi! Vendimi i tij me PSG

admin

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Leave a Comment