October 2, 2022
Portali Shprehja

BBC: Ndërroi jetë Mbretëresha britanike, Elizabeth II

Mbretëresha britanike Elizabeth II ka ndërruar jetë, lajmi u raportua fillimisht nga BBC, duke cituar një deklaratë nga Pallati Buckingham.

Megjithatë, për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar nga familja mbretërore për vdekjen e mundshme të mbretëreshës, nga ku informacionet e fundit janë se familja është mbledhur dhe se mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj.

Ndërkohë, BBC gjithashtu tërhoqi njoftimin për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, duke shtuar misterin rreth shëndetit të saj.

Nga Pallati Buckingham njoftuan se Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 94-vjeçararja, mban rekordin si monarkja më jetëgjatë në botë dhe është e vështirë të imagjinohet që dikush tjetër të marrë vendin e saj. Ajo përfaqëson stabilitetin dhe rendin në Britani të Madhe.

Por, tanimë mbretëresha është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka nisur nën hije edhe përgatita për vdekjen e saj. Në momentin që mbretëresha vdes, vendi do të hyjë në një procedurë strikte dhe mjaft të ndërlikuar. Monarkja ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër:

Princi Charles, Princi i Uellsit , është fëmija i saj më i madh dhe trashëgimtari i fronit. Ai është i martuar me Camilla, dukeshën e Cornwall.

Princesha Anne, Princesha Mbretërore, është fëmija i dytë dhe vajza e vetme e Mbretëreshës. Ajo është e martuar me Timothy Laurence dhe ka dy fëmijë me burrin e saj të parë, kapitenin Mark Phillips.

Princi Andrew, Duka i Jorkut , është fëmija i tretë i Mbretëreshës dhe ka dy vajza me ish-gruan e tij, Dukeshën e Jorkut – Princeshën Beatrice dhe Princeshën Eugenie. Ai dha dorëheqjen si një “Royal ” në 2019.

Princi Eduard, Earl i Wessex është fëmija i saj më i vogël. Ai është i martuar me Sophie, konteshën e Wessex dhe ata kanë dy fëmijë – Louise dhe James Mountbatten-Windsor.

Princi William, Duka i Kembrixhit , gjithashtu ka udhëtuar sot në Balmoral. Djali i madh i Princit Charles dhe gruas së tij të parë, Diana, Princesha e Uellsit, ai është i martuar me Katerinën, Dukeshën e Kembrixhit. Ata kanë tre fëmijë – Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. (INA)

Të Ngjajshme

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë, shteti që s’po del nga brishtësia!

admin

Grabitësit terrorizojnë familjen në Klos, marrin mijëra euro

admin

Sarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

admin

Leave a Comment