November 28, 2022
Portali Shprehja

BDI e Çairit dhe Sarajit, me drejtorë te Arsovska

Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka emëruar drejtorët e rinj të ndërmarrjeve publike, pas shkarkimeve dhe dorëheqjeve të kuadrove paraprak nga radhët  VMRO-DPMNE-së.

Arsovska, drejtues të ndërmarrjes “Rrugët dhe Rrugicat” e ka emëruar Said Saidin, kuadër i degës së BDI-së në Çair, drejtor të “Parqeve dhe Gjelbërimeve” Zuhejr Rexhepin kuadër i BDI-së dega e Sarajit, drejtor të “Drisllës” Aleksandar Kuzinakov, ndërsa ndërmarrjen “Llajka” do ta drejtojë Radmilla Pesheva.

Burime të Alsat thonë se nuk bëhet për ndonjë koalicionim apo marrëveshje midis BDI-së dhe Arsovskës, por për bashkëpunim të drejtpërdrejt midis dy krerëve të komunave Çair dhe Saraj, përkatësisht Visar Ganiu dhe Blerim Bexheti. BDI ka 5 këshilltarë në Qytetin e Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit theksuan se drejtorët e rinj  të ndërmarrjeve publike kanë për detyrë dhe përgjegjësi që në 6 muajt e ardhshëm t’i realizojnë reformat e nevojshme, me qëllim të konsolidimit të ndërmarrjeve publike në aspektin e ballafaqimit me krizën ekonomike dhe energjetike.

Obligimet janë në drejtim të shkurtimit të shpenzimeve joproduktive, si dhe zbatimin e reformës në segmentin e punësimeve në ndërmarrje, me çka nuk do të lejohet që persona të cilët nuk shkojnë në punë ose nuk kryejnë detyrat e tyre të paguhen nga buxheti.

.

Të Ngjajshme

Benzema do të rikthehet në Katar që të ndihmojë Francën?!

Biden uron Pavarësinë e Shqipërisë: Të thellojmë partneritetin, duke përfshirë edhe luftën ndaj korrupsionit

Kovaçevski kërkon nga MPB-ja që të përshpejtojë hetimin e Komisionit për ASK-në

admin

Leave a Comment