May 23, 2022
Portali Shprehja

BE-ja pritet që javën tjetër t’i vë embargo naftës ruse

Bashkimi Evropian pritet që javën tjetër t’i vë një embargo me faza naftës ruse, pavarësisht shqetësimeve për furnizimin në Evropën Lindore, sipas diplomatëve dhe zyrtarëve, shkruan Reuters të premten.

Tact Watches

Sipas diplomatëve të BE-së, marrëveshja mund të arrihet që të hënën kur ministrat e Jashtëm të BE-së takohen në Bruksel. Nuk përjashtohet mundësia që marrëveshje të arrihet më vonë gjatë javës.

“Kjo do të vendoset në nivelin më të lartë, mes Budapestit dhe Brukselit. Unë jam optimist”, ka thënë një diplomat i BE-së, i cili nuk ka dashur të identifikohet.

Marrëveshja e embargos u propozua për herë të parë nga Komisioni Evropian në fillim të majit, por varësia nga nafta ruse në Bullgari, Republikën Çeke, Hungari dhe Sllovaki ka paraqitur pengesën më të madhe.

.

Të Ngjajshme

Kalimtarët e fotografojnë nga mbrapa, derisa shijon akulloren rrugëve të Italisë, ja për kë bëhet fjalë?!

Verstapen fiton në Barcelonë, dështon makina e Leklerkut

Si mendoni, a duhet të ushqehemi me ushqime tradicionale për një trup në formë të shkëlqyer?

Leave a Comment