November 27, 2022
Portali Shprehja

BE-ja synon të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së vendosën sot të nisin stërvitjen e ushtarëve ukrainas.

Siç raporton gaztea gjermane “Bild” në fazën e parë, rreth 15 mijë ushtarë ukrainas do të trajnohen fillimisht në Gjermani, Poloni dhe vende të tjera të BE-së.

Brukseli dëshiron të ndihmojë trupat ukrainase në mënyrë që ata të mund të mbrohen edhe më mirë në mes të armiqësive me rusët.

Vendimi për fillimin e misionit stërvitor është marrë sot në një takim të ministrave të jashtëm në Bruksel, konfirmojnë diplomatët për Agjencinë Gjermane.

Dita e nesërme u caktua si data e fillimit të misionit stërvitor./abcnews.al/

.

Të Ngjajshme

Rekordi u thye: Amerikanët shpenzuan mbi 9 miliardë dollarë për BLACK FRIDAY!

Tifozët japonezë shpjegojnë pse pastrojnë stadiumet pas ndeshjeve në Katar

Turqia dridhet sërish, një tërmet me magnitudë 4.3 ballë

Leave a Comment