December 2, 2020
Portali Shprehja

BE miraton kriteret e përbashkëta për kufizimet e udhëtimit

Vendet europiane ranë dakord sot për të koordinuar kufizimet e tyre të lëvizjes së lirë në BE, nëpërmjet një kodi unik ngjyrash, kritereve të përbashkëta dhe informacioneve më të mira publike, ndërkohë që ritmi i COVID-19 vazhdon të përshpejtohet.

“Ky është një hap i rëndësishëm që do të lejojë më shumë parashikueshmëri dhe transparencë për udhëtarët në BE, në kohën e COVID-19”, sipas një zëdhënësi gjerman, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE-së.

Sipas rekomandimit, një vend që planifikon të vendosë masa kufizuese ndaj udhëtarëve, që vijnë ose shkojnë në një zonë që konsiderohet me rrezik, duhet të informojë shtetin anëtar në fjalë, nëse është e mundur 48 orë para hyrjes së tyre në fuqi.

Mbi bazën e të dhënave të marra, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) do të publikojë një hartë javore të situatës së të gjitha vendeve të Bllokut në nivelin rajonal.

Katër ngjyra përcaktojnë nivelin e rrezikut të një zone: jeshile, portokalli, e kuqe dhe gri.

Rekomandimi parashikon që vendet anëtare nuk duhet të refuzojnë hyrjen në territorin e tyre të udhëtarëve që vijnë nga një vend tjetër i BE-së, por udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund të jenë subjekt i karantinës dhe/ose shqyrtimit gjatë mbërritjes.

Të Ngjajshme

“Rindërtimi pas tërmetit, dështim katastrofik”, PD: FMN solli zërin e qytetarëve dhe të opozitës, Rama realizoi 8% të planit

admin

Hetime të mundshme ndaj një skeme korrupsioni në Shtëpinë e Bardhë

admin

A po fshihen vdekjet me Covid 19? Mjeku Tritan Kalo sqaron

admin

Leave a Comment