July 28, 2021
Portali Shprehja

BE ta mbajë fjalën për Shkupin dhe Tiranën – Iliria News Agency

“Një premtim i dhënë duhet mbajtur”. Ishte ky mesazhi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen para Parlamentit Europian në Strasburg referuar procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në union.Von der Leyen iu drejtua edhe kryeministrit slloven, i cili prezantoi para eurodeputetëve prioritetet e Presidencës 6 mujore të BE-së.

“Unë shpresoj që me Presidencën sllovene, ne do të mund të aktivizojmë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është në interesin tonë dhe është një çështje e besueshmërisë, sepse për Evropën, një premtim i dhënë duhet të jetë një premtim i mbajtur”, theksoi presidentja e KE-së.

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha u zotua se do të shtyjë përpara përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Jansha po planifikon të organizojë një samit në muajin tetor midis udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si një përpjekje për të fuqizuar raportet.

Të Ngjajshme

Katër të mbijetuar nga aksidenti vendosën të kthehen në Gjermani për shërim – Iliria News Agency

admin

Bill Gates dhe George Soros blejnë kompaninë që prodhon testet e koronavirusit – Iliria News Agency

admin

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci arrijnë sot në Kosovë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment