May 28, 2023
Portali Shprehja

Befason Fjuri, duel me boksierin australian që nuk njeh disfatën

Tajson Fjuri ka nisur bisedimet për të dueluar me një boksier australian këtë verë, ndërkohë që kampioni i botës në peshën e rëndë vazhdon ende të vlerësojë opsionet e tij për duelin e tij të radhës. 34-vjeçari britanik do të mbrojë titullin e kategorisë “ËBC” dhe sipas mediave australiane kandidati më i mundshëm është Demsej MekKin, 32 vjeç.

“Bisedat filluan disa kohë më parë për Demsej për të luftuar Tajson Fjuri në Australi dhe unë mendoj se Demsej është alternativa më e mirë për Gypsy King”, tha Anxhelo Di Karlo, menaxheri i boksierit australian që numëron 22 fitore dhe 0 humbje.

 

“Ne sigurisht që jemi të prirur për të bërë duelin, por do të kemi bisedime me kampin e Fjurit dhe do të shohim se ku do të na çojë kjo. Nëse Tajson Fjuri dëshiron të duelojë në Australi, opsioni më logjik është të përballet me një boksier vendës. Demsej është opsioni më i mirë, do të paraqiste një rrezik të vërtetë për Tyson”, tha menaxheri Di Karlo.

 

“Na është dhënë një datë e mundshme për të luftuar Fury në gusht, kështu që shpresojmë se mund ta bëjmë atë duel të ndodhë, pasi do të ishte sfida më e madhe për një boksier australian. Demsej është i pamposhtur, ndaj Tajson nuk duhet ta nënvlerësojë”, tha Di Karlo.

.

Të Ngjajshme

“Bye, bye, bye Kemal” Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Udhëheqësit botërorë kanë filluar të urojnë Erdoganin për fitoren

Një avokat nga Nju Jorku po përballet me një seancë gjyqësore të tij pasi firma e tij përdori mjetin AI ChatGPT

Leave a Comment