Begovic: Do t’i bëj konkurrencë Donnarummas

Portieri boshnjak, Begovic, i cili iu bashkua dje skuadrës së Milan, ka folur edhe lidhur me konkurrencën me Gianluigi Donnarumma.

Begovic ka thënë se do të shtyjë Gigion në limitet e tij, duke bërë të qartë se synon edhe pozitën e titullarit.

“Ai është një nga portierët më të mirë në botë. Jam gati ta ndihmojë dhe të konkurroj me të” ka thënë Begovic, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta ka situata ku mund ta ndihmoj me përvojën time. Mendoj se mund ta shtyjë në limite, në secilën stërvitje, çdo ditë” ka thënë tutje boshnjaku.

Donnarumma është i padiskutueshëm në portën e Milan, madje ai kërkohet edhe nga gjigantët evropianë.

Begovic erdhi te Milan, nga Bournemouth, si zëvendësues i Pepe Reina. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Eriksen pranon t’i bashkohet Inter – dëshiron kalimin e menjëhershëm në ‘San Siro’

shprehja

Arrihet marrëveshja: Milan përforcon mbrojtjen

shprehja

Kupa e Italisë: Roma pa probleme ndaj Parmas, kalon në çerekfinale

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë