7 C
Skopje
November 20, 2018
Poezi Shprehja

Bëhu i mirë!

Jam këtu për t’ju rrëfyer një dobësi timen të fortë…

Unë jam ai të cilit fatkeqësisht gabimi i bëhet mësuesi më i mirë në jetë.
Unë jam ai që mundohet t’i japë arsye Atij që ma ka dhënë arsyen.
Jam kopja më e mirë e njeriut që ikën nga uji dhe turret drejt zjarrit.

Nëse edhe ju jeni me këto paradokse, le të ndajmë disa çaste bashkë!

Jam në këtë vend, para zemrave tuaja, për t’u pajtuar me ju se
arritje e të mirëve është kur të tjerëve të mirën ua bëjmë të domosdoshme!
Ë? Pra, njerëzve t’ua bëjmë të mirën të domosdoshme.

A e ke vërejtur se sa ka njerëz në botë që bëjnë punë të këqija
apo që kanë vese që asnjërën as ata vetë nuk e pëlqejnë,
por megjithatë i bëjnë, gjegjësisht i kanë.
Po ç’është e rëndësishme këtu?
E rëndësishme është se e keqja u është bërë e domosdoshme.

Për thirrësin e së mirës, detyrë e përhershme është të bëjë të kundërtën!
Pra, njerëzve t’ua bëjmë të mirën të domosdoshme.
Njerëzit të vijnë në atë gjendje që të ndiejnë keqardhje
se pse nuk janë të mirë dhe pse nuk janë duke bërë mirë!

PSE TI NUK JE I MIRË? PSE TI NUK JE I MIRË? Ë? PSE?
Por, paraprakisht, pse unë nuk jam i mirë?!
Pra, së pari vetveten, pastaj të gjitha vetvetet tjera!
Secili nga një vetvete deri në përfundim të kësaj jete.

Secili nga një shpirt duke filluar nga shpirti i vet!
Secili nga një shtëpi pasi ta ketë pastruar shtëpinë e vet!
Secili nga një rrugë e lagje; çdo vend të urbanizuar e të shkretë!
Secili nga një orë e, nëse ndokush mundet, le të shtojë edhe ca minuta!
Ose fol diçka të urtë, ose dëgjoji çfarë kanë për të thënë krijesat e urta!

Më mirë i prangosur e ta kesh mendjen të lirë
sesa duart zgjidhur e mendjen lidhur me zinxhirë!

Mos harro se vetëm e mira është kërkesë e Perëndisë!
Të gjitha të tjerat janë vegla sekondare për të mirën e njerëzisë.
Ato vegla na vyejnë që në jetën e kësaj bote të kemi trup të organizuar,
Ndërsa e mira është ajo që shpirtit ia bën vendbanimin e dëshiruar!

Mos e mërdhij shpirtin duke dashur ta ngrohësh trupin!
Po ngrohe shpirtin duke e kushtëzuar edhe trupin të gëzohet!

Asnjë çmim nuk është i shtrenjtë për t’u bërë i mirë,
por të gjitha çmimeve po u bie vlera kur nuk po jemi të tillë!

Duhet ta restaurojmë o botën, o mendjen!
Po e restauruam botën, duhet t’ia kemi vëmendjen!
Po e restauruam mendjen, nuk duhet patjetër ta kemi botën…
Duhet vetëm ta dimë ku jemi dhe ku duhet arritur.
Po qe se e bëjmë këtë, bota, për të na takuar, rend ka për të pritur…

Po ne e dëshirojmë vetëm parfumin e efektit të bërjes mirë.
Ne besojmë se vetëm kur jemi të mirë jetojmë të lirë.
Ndërkaq, të këqijtë o u shërbejnë epsheve të veta,
o mendimeve të pakonfirmuara duke menduar se janë të vërteta!

Dhe në mundsh të zgjedhësh se a të vish në jetë a jo,
Më e mençur është të zgjedhësh e të thuash “jo”!
Po meqenëse ardhja jote ishte patjetër,
Atëherë le të thonë për ty se nuk ka të mirë si ti tjetër!

Arsim Jonuzi
16 janar 2016

Artikuj të ngajshëm

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja

Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste

shprehja

Dy komplekse te shqiptarët

shprehja