October 21, 2021
Portali Shprehja

Bekim Sali: Nuk do të lejojmë të shtrembërohet vullneti i qytetarëve, të gatshëm ta mbrojmë edhe me jetë

Bekim Sali në një intervistë për gazetën Fokus, ka deklaruar se objektet e ndërtuara pa leje janë një problem për Çairin. Ai thotë, se ky problem duhet parë në dy drejtime.
“E para është nëse ne do të lejojmë objekte të ndërtuara pa leje, përgjigja është jo dhe e dyta- për ndërtimet aktuale që nuk kanë leje, ne si komunë do të jemi në dispozicion të Inspektoratit Shtetëror si dhe Prokurorisë Publike. Ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë. Dhe kur jemi këtu, duhet të theksojmë se përpos në anën e ligjit do të jemi edhe në anën e banorëve të atyre banesave. Nuk do të lejojmë që ata të mbesin pa kulm mbi kokë për shkak lakmisë së dikujt që të pasurohet në atë mënyrë. Gjithsesi se këtu bien objektet e ndërtuara pa leje në kohën e Izet Mexhiti dhe Visar Ganiut”, ka thënë Bekim Sali.

Duke folur për zgjedhjet e 2017-tës, Bekim Sali tha se opinioni e dinë se ato zgjedhje ishin të manipuluara, ndërsa tani, kësaj radhe nuk do të lejojnë që të vidhet vullneti i qytetarëve.

“Kur ata humbin në kutit e votimit, ndodhë prishje të sistemit në KSHZ dhe në mëngjes do të shpallin fitore. Si do që të jetë, ne ju kemi dërguar porosi se këtë herë nuk kalon asgjë. Madje edhe me çmimin e jetës. Vullneti i qytetarëve duhet të shprehet saktë dhe pa asnjë presion. Nëse dikush do të tenton ta prish këtë të drejtë qytetare, do të ballafaqohet me rezistencë të madhe qytetare, përfundimin e të cilit nuk mund ta parashikojë”, ka deklaruar për “Fokus”, Bekim Sali.

Të Ngjajshme

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë

admin

Kapet dorë në rrugën Prilep-Manastir, arrestohet shoferi

admin

Leave a Comment