18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

Benitez nuk e harron, merr ish-sulmuesin e Njukasëll në Kinë

Rafa Benitez u transferua në kampionatin kinez për të drejtuar Dailan Jifang, që luan në elitën e futbollit të shtetit aziatik. Siç raportojnë mediet angleze, spanjolli do të marrë me vete edhe Salomon Rondon. Sulmuesi ka punuar vitin e kaluar si i huazuar me Benitez, duke qenë një nga të pëlqyerit e tij. Qendërsulmuesi është pronë e Uest Bromuiç.
29-vjeçari do të transferohet në kampionatin kinez për të luajtur në të njëjtën skuadër, ku drejton Benitez. Bashkimi me ish-trajnerin e tij është arsyeja kryesore që e bind venezueljanin të luajë në Kinë. Mbetet për t’u mësuar shifra e transferimit dhe kontrata që do firmosë bomberi.

Rondon luajti rregullisht sezonin e fundit me Njukasëll. Ai numëron 30 ndeshje si titullar dhe e ka dërguar 11 herë topin në rrjetë. Latini ka numra të mirë edhe me asistet, ku regjistron 7 të tillë në Premier Ligë. Ai ishte edhe pjesë e Kupës së Amerikës me kombëtaren venezueljane, ku u eliminuan nga Argjentina në çerekfinale.

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja