Pas suksesit në Superkupën e Europës kundër Eintracht Frankfurt, portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka folur për Prime Video në lidhje suksesin e fundit dhe sezonin e ri.
Në nivel personal, belgu ka thënë: “Unë jam gjithmonë gati për skuadrën time. Jam gjithmonë gati kur është e nevojshme”.
Për fitoren e Superkupës: “Është e rëndësishme edhe në aspektin mendor të fitosh për ta përgatitur ndeshjen e parë të La Liga-s në mënyrën më të mirë. Është e rëndësishme të ruhet i njëjti nivel”.
Për Karim Benzema, i cili ka shënuar dhe në finalen e djeshme: “Është sulmuesi më i mirë në botë. Do të fitojë Topin e Artë.
“Është e rëndësishme ta kesh në skuadër dhe jo kundër. Nëse nuk do ta fitojë Topin e Artë këtë vit, unë do të bëjë diçka të keqe”, ka përfunduar duke qeshur.
.