4 C
Skopje
December 5, 2019
Offside

Benzema “ngelet në derë”, trajneri i Algjerisë i shuan shpresat sulmuesit të Realit

Çështja Benzema ka hapur shumë diskutime këto kohë. Do të ishte fillimisht presidenti i Federatës Franceze të Futbollit që do të deklaronte fillimisht se Benzema dhe Kombëtarja e Francës i kanë tashmë rrugët e ndara. Më pas vetë sulmuesi i Realit të Madridit do të kundërpërgjigjej për Noel Le Graet, duke e lënë gjithçka të hapur për të luajtur për një Kombëtare tjetër, ku e vetmja mundësi ishte ajo e Algjerisë.
Por Karim Benzema ka marrë goditjen e dytë dhe këtë herë nga trajneri i Kombëtares afrikane. Trajneri i Algjerisë i ka mbyllur derën një mudësie për të parë sulmuesin francez të veshur me fanellën e skuadrës që ai drejton. Djamel Belmadia është i kënaqur me kontigjentin që ka në sulm, duke bërë që të mos ketë vend për Benzemanë në skuadrën e tij.
“Kam Baghdad Bounedjah, Islam Slimanin, Andy Delort dhe Hillal Soudani. Jam shumë i kënaqur me të gjithë ata”, ka qenë përgjigja që trajneri i Algjerisë i ka dhënë pytjes së gazetarit në lidhje me mundësinë e afrimit të Benzemasë në radhët e Kombëtares afrikane./Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

Polemikat/ Te Lacio-Juventus zgjidhet arbitër që nuk dëgjon VAR-in dhe ndihmon bardhezinjtë

shprehja

Po ky nga doli? Një rast si Gjasula, Romario Hajrulla duhet të ndiqet në Gjermani

shprehja

Ajo që i druheshin të gjithë, Fiorentina çudit me postimin për Ibrahimoviç

shprehja