Vazhdon çmenduria ne Bernabeu! Karim Benzema ka shenuar edhe golin e trete me penalltine e fituar po nga vete francezi. Nuk gabon nga pika e bardhe dhe vazhdon te koleksionoje gola. Nje permbysje e cmendur qe i ngjan edhe asaj ndaj PSG.
Real Madrid e nisi ndeshjen pak i shtrenguar teksa pjesa e pare u mbyll pa gola, por ne pjesen e dyte ishte City ai qe gjeti avantazhin me Mahrez. Dhe kur dukej se ndeshja do te shkonte drejt fundit me eliminimin e galaktikeve, Rodrygo dy here brenda 1 minute ben mrekulline duke shenuar 2 gola!
Me pas, arbitri dha 6 minuta shtese dhe pikerisht sapo kishin hyre do te vinin dy golat e shpejte te brazilianit. Gjithcka edhe 30 minuta te tjera…Por, nje episod kurioz ndodhi edhe ne fillim te shteses perpara se Benzema te shenonte.
The game is halted as a pitch invader gets his 15 seconds of fame. #UCL #RMAMCI pic.twitter.com/PpGUp0f1mV
— Football24/7 (@foet247europa) May 4, 2022
Vetem 15 sekondat e para te shteses se pare dhe nje tifoz zbret ne fushe. Duket se mban ne dore nje flamur dhe dyshohet te jete shqiptar ose maroken ai qe pushton Bernabeun. Ne ate moment hyn siguria dhe kontrollon teksa tifozi ishte prane Militaos.
.