November 27, 2022
Portali Shprehja

Berat, 100 gra punonin në serat e drogës

Policia e Shtetit në Shqipëri ka zbuluar disa sera që shfrytëzoheshin për kultivim të lëndës narkotike kanabis në fshatin Rërëz të bashkisë Dimal në Berat të Shqipërisë. Pas një muaji hetime, policia ndërhyri duke sekuestruar 870 kilogramë kanabis dhe arrestoi 11 persona, mes të cilëve pronari i tokës, ku ishin ngritur serat dhe kultivohej lënda narkotike. Të punësuara në këto sera ishin 95 gra, kryesisht nga zonat periferike të Tiranës. Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Neritan Nallbati bëri publike detaje të këtij operacioni. Ai tha se u sekuestruar 700 arka dhe 8 thasë me kanabis të përpunuar dhe gati për t’u transportuar dhe trafikuar, me peshë totale 870 kilogram kanabis si dhe mjetet që përdoreshin për ambalazhimin e drogës, por edhe armë zjarri, 2 pistoleta dhe një automatik kallashnikov, dhe një sasi e konsiderueshme parash. Prokurorja e prokurorisë së Beratit, Albiona Papajani bëri të ditur se 95 gratë e punësuara qëndronin në kushte tepër të vështira në këto sera dhe nën presion nga organizatorët e trafikimit të drogës. Pasi janë marrë në pyetje të gjitha gratë janë liruar përveç dy prej tyre, ndaj të cilave është marrë masa e arrestit, pasi me 9 personat e tjerë të arrestuar dyshohen si organizatorë të këtij grupi që kultivonte drogë.

.

Të Ngjajshme

Pse procesorët e rinj, pllakat amë dhe kartat grafike po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta

Kjo është historia e vërtetë e Pinokut: Kur ta dëgjoni, nuk do t’ua tregoni asnjëherë më fëmijëve tuaj!

Kujdes! Chrome, Edge dhe Opera kanë një shtesë (Extension) të rrezikshme që vjedh të dhëna dhe kriptovaluta

Leave a Comment