September 27, 2022
Portali Shprehja

Bergomi, i ashpër me Interin pas derbit: Mund të pësosh gol, por jo të kapitullosh nga loja

“Deri në golin e barazimit 1-1, Interi ishte në kontroll”. Kështu nisi analiza e Giuseppe Bergomit gjatë “Sky Calcio Show”, pas derbit të humbur nga zikaltrit 3-2 ndaj Milanit.

“Theksoj një gjë, kësaj skuadre i mungon forca mendore. Nga fundi i pjesës së parë dhe fillimi i së dytës, Interi u largua nga loja. Më pas u rikthye me zëvendësime, ndoshta e meritonte edhe barazimin.

Të gjitha të tjerat janë shqetësuese. Mund të vuash në derbi, por duhet të qëndrosh në lojë. Milani e bën këtë, ndërsa Interi e ka gjithmonë këtë problem”.

Një kritikë e radhës e ish-kapitenit zikaltër për skuadrën e drejtuar nag Simone Inzaghi, që vjen pas asaj që i bëri në humbjen 3-1 ndaj Lazios, ku do të vinte “gishtin në plagë”: “Pashë një Inter të paduruar, gjithmonë hapet nga krahët, por jo kësaj here.

Zikaltrit ishin më pak të shkëlqyer se Lazio, e cila ka një ekip të strukturuar. Interi duhet të mësojë të rezistojë në fazën e moszotërimit”.

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment