April 2, 2023
Portali Shprehja

Bëri dy gafa ndaj Bayernit, Verratti kryqëzohet në Francë: Kthehu te Pescara, të hash qebapë dhe të pish duhan atje…

Eliminimi i PSG nga Champions League qysh në 1/8 finale, në duart e gjigantëve bavarezë, nuk është mirëpritur nga tifozët francezë. Humbja edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich i dha fund një herë ëndrrës evropiane të klubit transalpin.

Mbrëmja e djeshme nuk ishte veçanërisht e favorshme për Marco Verrattin. “Regjisori” i kombëtares italiane bëri dy gabime të rënda, nga të cilët lindën golat e skuadrës bavareze. Pas eliminimit të skuadrës pariziene, kritikët e sulmuan mesfushorin italian mjaft ashpër.

Në veçanti e sulmoi folësi i RMC Sport, Daniel Riolo, i cili përdori terma të rëndë, pothuajse fyes ndaj lojtarit nga Abruzzo. “Duhet ta kthejmë te Peskara, – deklaroi ai para mikrofonave, – që të mund të hajë qebapë, të shëtisë buzë detit, të pijë ndonjë gotë dhe cigare. Ai është një lojtar rruge, dikush që nuk mund të ishte titullar as në ekipin e djalit tim”.

Një kritikë e ashpër, një sulm jobujar që vë në dyshim profesionalizmin e futbollistit italian.

.

Të Ngjajshme

Donadoni këshillon Leao-n: “Ja çfarë i mungon për të qenë kampion”

admin

“Nuk mund të ndodhë”, Klopp: Nuk di si ta shpjegoj atë që ka ndodhur

admin

Elche-Barça 0-1 pas 45′, akush si Lewandowski në La Liga (Pamjet)

admin

Leave a Comment