January 16, 2022
Portali Shprehja

Berisha: Bashës do i dërgojmë një shkresë ku do i komunikojmë shkarkimin

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të martë deklaroi se Komisioni i Rithemelimit ka vendosur që të fillojë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Tact Watches

Ai theksoi se më deri 22 mars të gjitha strukturat e kësaj partie në përputhje me ndryshimet statutore të shndërrohen në struktura të anëtarëve të PD-së.

Berisha theksoi se deputetit Lulzim Basha do t’i dërgohet një shkresë ku do t’i komunikohet ky vendim.

“Deputetit Basha do t’i dërgohet një shkresë për ta njoftuar me shkrim për këtë vendim. Komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e PD është e vendosur për të zbatuar vendimin e saj. Vendimi për shkarkimin e Bashës do zbatohet pa asnjë hezitim. Paralajmëroj Bashën që të mos i kundërvihet vendimit të referendumit. Ftoj çdo deputet të PD që e ndjen veten deputet të kësaj partie dhe jo të Bashës, që e ndjen veten të lirë, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit të degës ku ai është zgjedhur deputet”, tha Berisha.

Nga selia e PD-së, Berisha falendëroi protestuesit që iu përgjigjen thirrjes së tij për të protestuar në mbrojtje të interesit kombëtar.

Ai akuzoi Ramën dhe Bashën se kanë tradhtuar çështjen kombëtare, ndërsa bëri me dije se PD e rithemeluar mbi vlera konservatore dëshmoi se është avoktaja më e madhe e çështjes kombëtare.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha, së bashku me anëtarë të grupit parlamentar, po zhvillon një mbledhje paralele në sallën e grupit parlamentar.

Kjo është hera e tretë që grupi i rithemelimit të PD-së shkon në selinë blu.

Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit.

Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.

Top Channel

Të Ngjajshme

Vetëm 43 mijë fëmijë lindën në Shqipëri në vitin 2021, Rama premton bonuse për nënat që lindin

admin

Dështon referendumi serb në Kosovë, njësia speciale në gatishmëri, serbët ikin për të votuar në Serbi

admin

23 vjet nga Masakra e Reçakut

admin

Leave a Comment