January 23, 2022
Portali Shprehja

Berisha dhe Noka paraqiten në Prokurori, zbulohen detajet

Ish-kryeministri Sali Berisha mësohet se do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme në orën 11:00. Ndaj tij prokuroria ka dërguar një thirrje për ta marrë në pyetje lidhur me protestën e organizuar tek selia e PD-së, më 8 janar, ku edhe pati akte të shumta dhune. Ndërkohë në orën 12:00 mësohet se do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës edhe deputeti demokrat, Flamur Noka.

Tact Watches

Ndërkohë vetëm 24 orë më pas do jetë radha e kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, që të paraqiten në prokurorinë e Tiranës pasi edhe ndaj këtyre të dyve është lëshuar nja fletë thirrje për tu marrë në pyetje.

Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen e kontrollit të selisë së Partisë demokratike nga ana e Berishës dhe mbështetësve të tij. Dhuna e shpërthyer u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë.

Ngjarjet e 8 janarit bënë që dy ditë më parë kryesia e PD-së të vendoste përjashtimin e zotit Berisha nga anëtarësia e kësaj force politike. 9 deputetë të tjerë po ashtu u përjashtuan apo pezulluan, një masë që u shtri dhe ndaj 19 mbështetësve të ish kryeministrit, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

/abcnews.al/

Të Ngjajshme

Vuçiq mori një listë me 7 persona që po përgatiteshin për ta vrarë

admin

Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë

admin

Haradinaj i drejtohet Kurtit: E me Maqedoninë e Veriut çfarë patët?

admin

Leave a Comment