September 27, 2021
Portali Shprehja

Berisha i përgjigjet Bashës, i kërkon dorëheqjen – Iliria News Agency

Ish-lideri demokrat Sali Berisha ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ‘Cim Peka Live’ menjëherë pas përjashtimit nga grupi parlamentar.

I pyetur se a do të bëjë Berisha parti të vetën, ish-lideri demokrat u shpreh se do të bëjë çdo gjë që të rikthejë sovranitetin e PD-së pasi Lulzim Basha e shkelmoi me vendimin e sotëm.

“Unë e kuptoj presionin që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD-së….

Sali Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat e shqiptar për të vendosur sovranitetin. Lulzim Basha duhet të kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte sovranitetin. Berisha nuk ka dashur të implikohet në vendimmarrjen e PD-së por për të gjitha veprimet unë ja kam dhënë disaprovimin tim në mënyrë të vazhdueshme,” tha ai.

Të Ngjajshme

Vuçiq: Ekziston ideja për ta mbyllur Konçulin dhe për ti izoluar shqiptarët e Bujanocit dhe Preshevës

Tanket e avionët serbë drejt Kosovës, deputeti shqiptar akuzon Ramën

Situata në veriun e Kosovës, Sekretari i NATO-s bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin

Leave a Comment