December 5, 2021
Portali Shprehja

Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën

Në Shqipëri, ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish. Zoti Berisha nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova. Zoti Berisha mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eleminuar zotin Basha, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Të Ngjajshme

Sveçla: Kosova renditet e para në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2021

admin

Atentati i planifikuar ndaj Erdoganit, mediat turke zbulojnë detaje të reja

admin

Foltorja e Berishës/ Gazetari flet nga SHBA: Ky është premtimi që Yuri Kim i bëri Bashës, pse u kalua në planin B

admin

Leave a Comment