May 23, 2022
Portali Shprehja

Berisha kërkon largimin e ambasadorit rus nga Tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë që të largojë nga Tirana ambasadorin rus dhe të tërheqë ambasadorin shqiptar në Moskë.

Tact Watches

“Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve diplomatike e politike me Rusinë, si dëshmi e reagimit me këtë agresor”, tha Berisha në dalje të Parlamentit, pas fjalimit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Berisha kritikoi kryeministrin Rama për ftesën ndaj turistëve rusë. “Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në parlament për ndihma konkrete. Pa dyshim, Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, në OKB ka dhënë ndihmesën e vet, por ajo që më lëndon shumë – dhe deri diku mund të them se edhe na turpëroi sot, është qëndrimi i dystuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar.

Në njërën anë votohet për dënimin e tij në Këshillin e Sigurimit, por nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur, një projekt fund e krye antieuropian, që i hap rrugë hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

Së dyti, ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni, vrasës, përdhunues, “kainër”, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rimarrë veten. Kjo ishte fyerje e rëndë për shqiptarët. Kjo ishte edhe një kërkesë e Presidentit Zelensky. Kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri”, shtoi Berisha.

Berisha e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, “një mostër me fytyrë njerëzore, një Kain që e ka shndërruar kombin e tij në “kainër” që ekzekutojnë vëllezërit dhe fëmijët e tyre dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre. Qëndresa e kombit ukrainas është frymëzim i madh për të gjithë ata që duan lirinë”.

.

Të Ngjajshme

Si mendoni, a duhet të ushqehemi me ushqime tradicionale për një trup në formë të shkëlqyer?

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

admin

Dasmat, bizneset “fërkojnë” duart

Leave a Comment