July 3, 2022
Portali Shprehja

Berisha: Një hordhi shqiptarësh mbështesin “Ballkanin e Hapur”

Gjatë promovimit të librit “Mos harro kurrë” mbi gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Tact Watches

Duke theksuar se e ka shndërruar Tiranën në një Beograd të vogël, duke e bërë vasale të Serbisë, në këtë klimë thotë Berisha po ndikon edhe faktori Soros.

Sali Berisha u ndal dhe te nisma Open Balkan, të cilën e ka kundërshtuar dhe akuzuar që në krye të herës si një projekt serb.

Ai tha se vetëm një hordhi shqiptarësh e mbështesin këtë nismë që asgjeson Kosovën.

Berisha: De facto është një projekt pro-rus, de facto është një projekt i rivendosjes së hegjemonisë serbe në rajon. Se cilat janë pasojat e tij shkatërrimtare, duke harruar se nuk kanë asnjë qëllim tjetër, absolutisht përveç asgjesimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë.

Sali Berisha tha se shqiptarët janë para një rreziku të madh e kjo për shkak të qeverisë së Tiranës, të cilën ai nuk e ndan me atë të Beogradit, duke theksuar se ka rrezik për spastrim etnik.

Të Ngjajshme

NATO e pranon: Sulm i mundshëm ndaj një vendi anëtar, Ballkani në fokus

admin

Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

admin

Për vetëm 3 orë Tiranë – Sarandë, u hap aksi i rëndësishëm rrugor në jug të Shqipërisë (VIDEO)

admin

Leave a Comment