December 5, 2022
Portali Shprehja

Berisha: Slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet!

Protestuesit kanë tashmë një slogan: “Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet”!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha para protestuesve të opozitës se ky slogan do të jetë refreni për Ramën.

Berisha solli në vëmendje pasojat dramatike që kanë pësuar shqiptarët gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Berisha: Sot, si në asnjë komb tjetër, shqiptarët, çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë, e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare, dhe kjo vetëm për një arsye: Se Edi Rama i vjedh, i vjedh, i vjedh ata. Më 26 nëntor, Shqipërinë e goditi një tërmet i rëndë. Nën rrënoojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës dhanë shpirt 51 qytetarë. Të gjithë në ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i tre muajve më parë. U lanë aty, fondet e caktuara u vodhën. Shpirtrat e tyre kërkojnë sot drejtësi. Para tre ditësh, Rama urdhëroi drejtësinë e tyre t’i shpallë të pafajshëm. Sot, dhjetëra-mijëra qytetarë që humbën banesat, jetojnë në çadra, kurse ai jeton në çarter me dhomë gjumi luksoze, ministrat e tij paguajnë 1 mijë dollarë një biftek, dhe paguajnë dadot për konet e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kjo qeveri ka abuzuar me 8.2 miliardë euro për shtatë vite. Këto nuk janë të vetme, me aferat e Portit të Durrësit, Butrintit, janë miliarda e miliarda euro të tjera që po vidhen. Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre. Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin. Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet“.

Berisha nga protesta para kryeministrisë i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me opozitën. Berisha tha se e ardhmja e qytetarëve është mes opozitës dhe jo qeverisë së Edi Ramës.

“Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese, për të qenë vend besimi. Edi Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator mizor dhe i egër, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë atë sa më parë”, deklaroi lideri demokrat.

Të Ngjajshme

Kafja turke, në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

admin

Pendarovski: Riaktivizimi i Procesit të Berlinit, një lajm i shkëlqyer

admin

Nesër Samiti/Berisha: Populli opozitar do të mbushë rrugët në një protestë të fuqishme

admin

Leave a Comment