24.4 C
Skopje
October 20, 2019
Offside

Berisha: SPAL të ndjekë shembullin e Atalantës

Etrit Berishën sezonin e ardhshëm do e shohim të veshur me fanellën e SPAL. Gardiani i kombëtares sonë nuk arriti të gjejë hapësira te Atalanta dhe klubi nga Ferrara ishte “streha”, që i hapi dyert. Etriti është shfaqur në një konferencë për mediet, ku ka folur si lojtari më i ri i ekipit të tij.
Portieri shprehet i lumtur në aventurën e re dhe do mundohet të përmirësihet sa më shumë. Mendon se akoma mund të pësojë ngjitje në karrierën e tij. Shton se pa një seriozitet të madh nga drejtuesit e SPAL dhe pas kësaj ishte një vendim i lehtë për t’u marrë.

“Ardhja këtu është një mundësi shumë e mirë. Që nga dita e parë që fola me drejtorin sportiv pata një përshtypje të shkëlqyer. Është një klub, që po bën shumë mirë dhe kjo më ka pëlqyer mjaft. Mora shpejt vendimin për të nisur punën në vazhdimin e këtij projekti.”

“Krijimi i një grupi kompakt në fushë dhe në dhomat e zhveshjes është shumë i rëndësishëm në një kampionat të fortë si Serie A. Kështu vijnë rezultatet dhe rritja e klubit. Kam besim te ky ekip dhe ashtu si Atalanta do të rritemi si klub. Nuk e di sesa larg mund të shkoj. Duhet të përmirësohem në pikat e dobëta dhe të forta. Mendoj se mund ta rris akoma cilësinë time dhe SPAL është vendi i duhur për ta bërë këtë”, u shpreh Berisha.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

VIDEO/ Kalibri i lartë, pasimi i mrekullueshëm nga këmbët e Emir Lenjanit

shprehja

“Old Trafford” në këmbë/ Rashford shënon ndaj Liverpool me… polemika

shprehja

VIDEO/ Ky gol “nuk mund të quhet” për Berishën, me Naingolan duhet të hapesh nga porta

shprehja