October 1, 2023
Portali Shprehja

Bërnabiq: Bisedimet në Bruksel do të jenë të vështira

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka theksuar se bisedimet në Bruksel në takimin e nivelit të lartë të 14 shtatorit sigurisht që do të jenë të vështira.

Sipas saj, zbatimi urgjent i Marrëveshjes së Ohrit nënkupton zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila, siç thotë ajo nuk ekziston për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Sigurisht që do të ketë diskutime të vështira. Një falënderim i madh për presidentin Aleksandar Vuçiq sepse ai e mori atë barrë të madhe mbi vete dhe kështu ia bëri më të lehtë qeverisë të punojë në gjërat që kanë të bëjnë me një jetë më të mirë për qytetarët,” tha shefja e ekzekutivit serb për televizionin publik të Serbisë, transmeton Klankosova.tv.

Ajo thotë se pajtohet me zbatimin urgjent të Marrëveshjes së Ohrit, që nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit e “cila çon në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Më 14 shtator, Brukseli do t’i ballafaqojë në takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

.

Të Ngjajshme

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

Ambasadori Qehaja: Bartësit e Institucioneve në Shkup “duhet të dëgjojnë më shumë Kosovën”

Investime milionëshe për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment