September 18, 2020
Portali Shprehja

Bernard Berisha në lot: Dy vite, asnjë ndeshje zyrtare te Kosova! Golin ia dedikoj nënës time të sëmurë

Bernard Berisha insiston se festimi i golit duke bërë me gjeste dhe me gishtin të goja, nuk kishte të bënte me trajnerin, Bernard Challandes. i përlotur, ai kërkoi falje për atë që bëri.

“Nuk kishte të bëjë direkt me trajnerin, por për 2 vite skam luajtur asnjë minutë një ndeshje zyrtare. Ndoshta dikush e ka marr për trajnerin, por jo nuk ishte. Në fund prapë trajneri do të vendosë kush të luajë e kush jo”, u shpreh ai.

“Ku do të luaj unë, vendos trajneri, unë jam i gatshëm ku thotë ai”.

“Unë i kërkoi falje të gjithëve për veprimin që bëra, por nuk ishte për trajnerin, nëse ai mendon që po atëherë le të më ndëshkojë duke mos më ftuar. Askush nuk e di se sa kam vuajtur unë këto dy vite”.

I emocionuar dhe me lot në sy, Berisha tha se “goli është për nënën time që ka qenë e sëmurë”.

.

Të Ngjajshme

Pasi mori provimin e italishtes, Suarez “i shkel syrin” Juventusit me një fjali

admin

DRAMË: Laçi eliminohet në fund, Hapoel 2 gola në minutat shtesë

admin

Ruajnë distancat në fushë nga frika e infektimit, ekipi mundet 37-0

admin

Leave a Comment