2.3 C
Skopje
December 3, 2019
Informacione Vendi

Bërns nga UT-ja: Është koha dhe momenti i Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Bërns gjatë një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të UT, tha se është e bindur se Evropa, së shpejti do veproj në përmirësimin e gabimit me datën për hapje të negociatave të anëtarësimit, ndërsa theksoi edhe rëndësinë që ka për vendin takimi I liderëve të NATO-së në Londër ku po merr pjese edhe Maqedonia e Veriut si anëtare e ardhshme e Aleancës Veriantikanike. Bërns tha se Maqedonia e Veriut, viteve të fundit ka shënuar progres në rrugën e saj drejt euro integrimeve. Ambasadorja amerikane nga Universiteti i Tetovës porositi që rruga e ndryshimeve dhe krijimit të institucioneve të qëndrueshme dhe sundimit të ligjit, duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen, edhe atë, jo vetëm sepse shteti aspiron Euro integrimin, por se këtë e meritojnë qytetarët e këtij vendi.
“Të kesh institucione të forta dhe reforma, nuk është vetëm pjesë e integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian por edhe nevojë për qytetarët në drejtim të kërkimit të një qeverie të përgjegjshme. Po ashtu me rëndësi të veçantë është edhe ajo që folëm për biznesin dhe prosperimin, gjë që iu nevojitet qytetarëve për tu rritur. Nga këndvështrimi i SHBA-ve është me rëndësi të theksojmë se kemi parë shumë progres viteve të shkuara që e ndihmon këtë vend të lëviz përpara dhe kjo është bërë përmes rrjetit të fortë të institucioneve dhe besojmë se përmes institucioneve demokratike ky progres do të vazhdojë dhe këtu është me rëndësi që universitetet të jenë liderë të kësaj perspektive dhe të jenë të lira nga politika me qëllim që të jenë gjenerator të ideve të mira dhe vlerave për të prosperuar – deklaroi Kate Marie Bërns, Ambasadore e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut./Alsat-M

Artikuj të ngajshëm

Falja e Ivanovit nuk ka bazë ligjore

shprehja

Dallaveret me patenta shoferi, Gjykata ua ndryshon masën disa personave

shprehja

Hoxha: Oferta për koalicione jo duke bërë show përmes ekraneve televizive, por komunikim të drejtpërdrejtë

shprehja