September 29, 2022
Portali Shprehja

Besimi nuk është në dijeni të furnizimit të Qeverisë me peshk, oktapodë e fruta deti

Gazetar: Mefail Ismaili

Njeriu i parë i financave Fatmir Besimi nuk ka informata për furnizimet me peshk, oktapod e fruta deti të cilat ka vendosur t’i blejë Qeveria.

Thatë duhet të mësohemi të jetojmë në krizë, por si kur Qeveria publikon tenderë për furnizim me fruta deti, oktapod, peshk e kështu me radhë. A është ky shpenzim për punë joproduktive në kohë krize. Shikoni Buxhetin, çdo institucion për mallra dhe shërbime?

“Çdo institucion çka bën ky është edhe një rezultat i transparencës dhe çdo kush le të flasë për çfarë bëhet fjalë, unë nuk i kam detajet tani e dëgjoj nga Ju, mund t’i pyesni lirisht institucionet përkatëse”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Por Ekspertët në vend thonë se institucionet duhet të shpjegojnë arsyet e nënshkrimit të këtij tender. German Fillkov nga “Qendra për komunikim qytetar” thotë se Institucionet duhet të kenë kujdes me shpenzimet e parave të qytetarëve dhe të mendohen mirë nëse të gjithë atë që kanë planifikuar ta furnizojnë, me të vërtetë u nevojitet në këto kushte të krizës.

“Në kushte krize duhet edhe njëherë të mendojnë institucionet nëse ajo që e kanë planifikuar ose për të cilën kanë lidhur marrëveshje me të vërtetë duhet ta furnizojnë, për shkak se bëhet fjalë për krizë, merren para nga jashtë, apelohet për kursim dhe nëse dikush i pari duhet të dëshmojë se kursen atë duhet ta bëjë Qeveria. Paralajmëruan se do të ketë kursim nga shtatori dhe ja mundësia e mirë të dëshmojnë edhe me vepra”, deklaroi German Fillkov, ekspert.

Në tri marrëveshje të lidhura të Qeverisë me një kompani nga Shkupi, që kapë vlerën e 20 mijë e 500 eurove, e njëjta duhet ta furnizojë Qeverinë me peshk të freskët, oktapod dhe fruta deti. Nga Qeveria u arsyetuan se do të paguajnë aq sa do të konsumohet gjatë vizitave të delegacioneve. Ndaj këtij furnizimi reaguan ashpër edhe partitë opozitare në vend. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

NASA publikoi imazhe që tregojnë se si duket uragani Ira nga hapësira

Kek me qumësht dhe kakao, butësi e shije magjepsëse

Blinken: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia “nuk do të njihet kurrë”

Leave a Comment