October 1, 2023
Portali Shprehja

Besimi: Së shpejti do të shpallet pakoja e re e masave kundër krizës

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot njoftoi se Qeveria së shpejti do ta shpallë pakon e nëntë të masave kundër krizës, për të cilën aktualisht janë ndarë 4,55 miliardë denarë.

Pakoja, siç tha ai, do të jetë në drejtim të përballimit më të lehtë të sfidave të krizës së çmimeve dhe energjetikë për qytetarët dhe kompanitë.

“Kjo do të thotë se vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike për amvisëri dhe ngrohje në pjesën e EMV-së. Fonde ka të mjaftueshme, po punojmë në pakon e nëntë të masave kundër krizës. Po ashtu, shënjestër do të jenë, deri në fund të vitit, kategoritë më të cenueshme, theksoi Besimi.

Të Ngjajshme

Dita botërore e të moshuarve

Ish-bashkëshorti që vrau gruan vret edhe veten

Votim historik mbrëmë,parandaloi një bllokadë të qeverisë amerikane

Leave a Comment