January 17, 2021
Portali Shprehja

Beteja në 5 shtete kyçe, ekipi i Biden i sigurt në fitore: Do i kalojmë 270 vota elektorale

Data në SHBA shënon 6 dhe vendi nuk ka ende fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Ai që po i shkon më shumë afër fitores është pikërisht Joe Biden, ish-zv/presidenti që mjafton të mbajë avantazhin në Arizona dhe Nevada për të shpallur fitoren.

Beteja tashmë është përqëndruar në 5 shtete kyçe, ku Biden kryeson në 2 prej tyre kurse Trump në 3 të tjerat. Një zyrtar i lartë afër Biden në një deklaratë mbrëmjen e së enjtes është shprehur akoma më optimist pasi ka theksuar se ”Ne jemi të sigurt se do të kalojmë 270″, përcjell Balkanweb.

Nga ana tjetër Trump ka vijuar me akuzat se votat po vidhen teksa ka kërkuar vazhdimisht të ndalet procesi i numërimit. Joe Biden i duhen vetëm 6 vota elektorale për të fituar zgjedhjet.

Georgia, Pensilvania, Arizona, Nevada dhe Karolina e Veriut do të vulosin përfundimisht se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA këtë vit.

Të Ngjajshme

Zvicra i ashpërson masat | Iliria News Agency

admin

Botohet libri “Kronika nga Lugina” nga autori Baki Rexhepi

admin

Sulmet e filoserbit të Tiranës ndaj BE dhe shembulli i sheshit ‘Maidan’

admin

Leave a Comment