March 29, 2023
Portali Shprehja

Betim Vrenezi zgjedhet anëtar i bordit ekzekutiv të Federatës evropiane të mundjes

Kryetari i federatës së mundjes të Maqedonisë së Veriut, Betim Vrenezi, është zgjedhur anëtar i bordit ekzekutiv të federatës evropiane të mundjes (UWW Europe).

Në kongresin e mbajtur gjatë ditës së sotme në Dortmund të Gjermanisë, Vrenezi morri besimin e 24 federatave evropiane dhe në katër vitet e ardhshme do të jetë anëtar i bordit shtatë anëtarësh të institucionit më të lartë të mundjes evropiane.

Menjëherë pas emërimit Betim Vrenezi është shprehur se kjo është një ditë historike për mundjen dhe sportin tonë në përgjithësi, pasi Maqedonia asnjëherë në historinë e saj nuk ka patur një përfaqësues në një institucion kaq të rëndësishëm, siç është Federata Evropiane e mundjes (UWW Europe). Ai gjithashtu është zotuar që do të vazhdoj të punoj gjithnjë duke u munduar t’a avancoj sportin me të suksesshëm në vendin tonë.

Të Ngjajshme

Arteta i thurr elozhe: Ky është lojtari kyç i Arsenal këtë sezon, po na jep titullin

admin

Inter, Onana “kyç” portën në Europë e zbulon objektivin: Dua të fitoj… gjithçka

admin

Nuk përmbahet më babai i Ansu Fati: Po të ishte në dorën time, do ta largoja nga Barça. Djali meriton shumë më tepër

admin

Leave a Comment