December 8, 2022
Portali Shprehja

Betohet Abazi dhe e përcolli me lule Ruskovskën

Gazetar: Ardit Ramadani

Shefi i sapo zgjedhur i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi sot u betua para Këshillit të Prokurorëve se funksionin do ta kryejë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të paanshme. Abazi për herë të parë u sqarua për fotografitë e tija të publikuara në shoqërimin e vëllait të Ali Ahmetit dhe ish-kreut të Gostivarit, Nevzat Bejtës, u shpreh Islam Abazi, shef i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

“Unë dhe prindërit e mi jemi nga Zajazi. Zajazi është fshat siç e dini dhe ndodhë që rastësisht unë me prindërit e mi të ftohemi me shumë njerëz në një dasmë dhe ngjarje të njëjtë. Në atë fotografi ishim të ftuar në dasmë. Jemi takuar atje, kjo është. Në atë dasmë asnjëherë nuk kemi biseduar as për lëndë, as për politikë”, u shpreh Islam Abazi, shef i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Ndërkaq për fotografinë me ish-kreun e Gostivarit, Nevzat Bejta, tha se rastësisht ishin takuar në maje të malit me të, ku edhe janë fotografuar.

“Unë gjatë vikendit dal në mal, e kam hobi bjeshkatarinë dhe gjuetinë, kështu unë jam takuar me njerëz dhe jam përshëndetur, domethënë të ngjitesh në një maje është moment i bukur, bëhen edhe fotografi për ta përkujtuar atë ngjarje të ngjitjes në ndonjë maje”

Abazi siguroi që në qoftë se do vije në situatë që të ndjek persona të afërm të tij, kompetencën për atë lëndë përkatëse do ja jep ndonjë prokurori tjetër publik. Megjithatë, qytetarët e anketuar nga Alsat M nuk janë shumë të sigurt për këtë. Ata nuk presin që të ketë luftë efikase ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.

“Pa hesap, shumë, krejt në korrupsion. Nuk ma merr mendja, sepse këta janë krejt hajdutë, krejt, të ishte një hajt e hajt. Abe krejt hajdutë janë, krejt, valla bila krejt” , u shpreh një qytetar

Sa të dush ka, si vërshimet, ashtu është korrupsioni i madh. Asnjëherë nuk ulet, do të ulet kur do të vdesim, atëherë do të ulet, deri sa të jemi gjallë, kurrë korrupsioni nuk hiqet. Kjo nuk është e mundshme, u shpreh një qytetar.

“Nuk besoj, shumë pak. Gjyqi duhet të jetë më i drejtë. Kur të vjen drejtësia, vijnë edhe gjërat tjera, në vend”, tha një qytetar.

“Po do të vije dita, kur të hyjë në Evropë Maqedonia, atëherë nuk do ketë korrupsion, do jetë e shtrënguar. Nuk hynë në Evropë se pastaj nuk ka korrupsion, për këtë nuk duan të hyjnë në Evropë, sepse kështu munden më shumë të vjedhin. E kanë merak fotelen, edhe unë po të hyja në fotele do të vidhja me të madhe”, deklaroi një qytetar.

“Zor, nuk besoj, kështu siç është duke vazhduar. Ju ka hyjë në gjak korrupsioni, çka me bo”

Ndryshe, funksionin Abazit ja dorëzoi ish-shefja e suspenduar, Vilma Ruskovska. Ai do të jetë në këtë detyrë për katër vite, me të drejtë për tu rizgjedhur, tha një qytetar

 

.

Të Ngjajshme

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

admin

Leave a Comment