September 29, 2020
Portali Shprehja

BFI-ja për më shumë se 5 vite nuk ka dorëzuar asnjë raport financiar

BFI për më shumë se 5 vite nuk ka dorëzuar raporte financiare në Regjistrin Qendror. Kështu deklaron anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Nuri Bajrami i cili nënvizon se Regjistri Qendror në këtë rast nuk i ka kryer obligimet e tij. Ai madje shton se nga ky institucion u kanë kthyer përgjigje absurde në pyetjen pse nuk kanë zbatuar kompetencat e tyre ligjore për të kërkuar llogari nga BFI-ja.

Nga vetë regjistri qendror kishim informatë se 5 vitet e fundit nuk është dorëzuar një raporti i tillë themelor. //  Na vjen përgjigje nga këshilli drejtues i regjistrit qendror se këshilli drejtues dhe drejtoresha nuk janë organ hetuese dhe se ai obligim mbetet si obligim moral apo voluntarist i vetë personit juridik që i deklaron të dhënat e veta. Ky është një rast absurd- deklaroi Nuri Bajrami, KSHPK 04.15:04.21

 Bajrami shton se duke punuar në rastin me BFI-në kanë konstatuar se këto organe shtetërore lënë dyshime të mëdha për korrupsion.

Ne pritëm që të na vijnë edhe informata të tjera, plotësuese dhe nga të gjitha këto dëshmi konstatuam se institucionet shtetërore nuk i kanë zbatuar kompetencat e tyre. // Do të kemi punë me institucionet qendrore të cilat nuk i ushtrojnë kompetencat dhe lënë hapësirë për dyshime korruptive- tha Nuri Bajrami, KSHPK.

 Nga regjistri Qendror deri në këto momente nuk iu përgjigjën pyetjeve të Alsat, lidhur me mos reagimin për 5 vite, për aq sa BFI-ja nuk ka dorëzuar raporte themelore financiare. Ndërsa BFI-ja vazhdon të mbetet institucion tërësisht i mbyllur dhe të injorojë interesimin dhe pyetjet e mediave edhe pas katër muajsh prej kur Sulejman Rexhepi u shkarkua nga pozita e kryetarit, ndërsa ushtrues detyre u zgjodh Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu. Edhe pse Fetahu tha se do të jenë transparent dhe të hapur me opinionin dhe mediat, vazhdimisht u shmanget pyetjeve të Alsat se deri ku kanë arritur me organizimin e zgjedhjeve në BFI, se cilat janë arsyet konkrete për shkarkimin e Rexhepit, e as për dyshimet për keqpërdorime eventuale të bëra nga ish-udhëheqësi i këtij institucioni.

Mefail Ismaili

Të Ngjajshme

Gordana Jankullovska dërgohet në burg

admin

Hapja e kufijve pa kushte, pritet vendimi i qeverisë

admin

Sofja, e gatshme të diskutojë me Shkupin

admin

Leave a Comment