July 27, 2021
Portali Shprehja

Biblioteka e Tetovës në gjendje të mjerueshme

Në një hapësirë prej vetëm 250 metra katror, ku janë të vendosur mbi 80.000 libra, rafte të ngushta, mungesë drite dhe me lagështi që shkatërron librat. Këto janë kushtet e Bibliotekës së Tetovës në të cilën nuk ka as sallë leximi.

Drejtuesit e Bibliotekës së Qytetit thonë se prej vitesh tashmë po kërkojnë hapësira të reja, ndërsa nga pushteti kanë kërkuar që të dislokohen në ish shtëpinë e ARM-së në këtë qytet. Por pavarësisht shumë kërkesave. Ditë më parë i njëjti objekt i kërkuar nga biblioteka, i është ndarë Muzeut të qytetit të Tetovës.

Nga Biblioteka e Tetovës ankohen se Qeveria dhe Ministria e Kulturës nuk përfillë kërkesat e tyre.

Ne do vazhdojmë me kërkesat tona derisa të gjejmë një mundësi, dhe nuk do të ndalemi. Dhe besoj që do hasim në mirëkuptim”, tha Rezarta Dervishi, drejtore në Bibliotekën e Tetovës.

Mungesën e hapësirave të bibliotekës, më së shumti e vuajnë lexuesit dhe studiuesit, të cilët kanë nevojë për të kontrolluar librat brenda hapësirave të bibliotekës, ku për fat të keq, nuk e kanë as edhe një tavolinë.

Shkaku i hapësirës, lexuesit nuk janë të gjithë të kyçur në procesin e bibliotekës, për marrjen e librave, shfrytëzimin aty për aty të themi sepse po të kishim hapësirat e nevojshme një sallë sado e vogël për lexim sepse ka literaturë që merret për brenda një ore në shfrytëzim dhe kthehet që mos e bart me vete. Kështu që me plot përgjegjësi e them se problem më të madh kanë lexuesit e që i kemi në numër shumë të madh”, pohoi Mahi Murtezani, bibliotekist.

Biblioteka e Tetovës, me këto kushte do vazhdojë të paktën edhe katër vite, kur edhe pritet përfundimi i objektit të ri të Bibliotekës, afati i të cilit, gati se çdo vit po shtyhet.

 

Bashkim Sulejmani

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc”, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

admin

Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë

admin

Rezoluta e VMRO-së për negociatat me Bullgarinë do të miratohet me emrin e ri kushtetues

admin

Leave a Comment