Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bëri thirrje të premten që Rusia të lirojë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich.
Ky i fundit është nën arrest me akuza për spiunazh. Më tej, Biden kundërshtoi kërkesën e bordit redaktues të gazetës amerikane për t’i dëbuar gazetarët rusë nga SHBA-ja.
I pyetur nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë se cili ishte mesazhi i tij për Rusinë në lidhje me Gershkovichin, i cili është shtetas amerikan, Biden tha: “Lëreni të shkojë”.
Në një artikull të botuar të enjten, bordi i redaktorëve i Wall Street Journal bëri thirrje për dëbimin e ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara dhe “të gjithë gazetarëve rusë që punojnë këtu”, duke e përshkruar këtë masë si “minimumi që pritet”.
.