January 19, 2021
Portali Shprehja

Biden: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë (VIDEO)

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

Kështu ai tha në Wilmington, të premten, derisa po mban një fjalim para zgjedhjeve presidenciale.

Në një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Washington, ai ka thënë se nuk di cila është marrëveshja porse Kosova, duhet të jetë e pavarur.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Bideni.

Të Ngjajshme

Prokuroria Speciale kundër lirimit të Kadri Veselit, ja sa mund të dënohet

admin

Ushtari i UÇK-së Lek Dobruna: I mbushën listat me udbasha e kurva të lira…

admin

Vuçiq ofendon Haradinajn, ja si ia kthen Ramushi

admin

Leave a Comment